Presidentja Osmani udhëton për në Kanada

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 14:00
Presidentja Osmani udhëton për në Kanada

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, njofton Zyra e Presidencës.

Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera.

(Kosova Sot Online)