Çollaku: Vjedhjet e armatosura nuk janë në numër të madh, por janë shqetësuese

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 18:39
Çollaku: Vjedhjet e armatosura nuk janë në numër të madh, por janë shqetësuese

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku  tha se numri i vjedhjeve të armatosura në Kosovë nuk është në numër të madh, mirëpo sërish është shqetësues.

“Nëse i referohemi dukurisë në vendet e tjera nuk është në numër të madh sa i përket statistikave, edhe pse është shqetësuese” tha ai.

Çollaku po ashtu tha se policia reagon menjëherë pas këtyre rasteve dhe se ata nuk duhet të fajësohen për mos punë.

Madje profesori i kriminalistikës shtoi se edhe të dyshuarit për vjedhjen e plagosjen në argjendarinë në Prizren do të arrestohen së shpejti.

“Reagohet me kohë, se nëse janë arrestu personat e dyshuar, dhe këta të tjerët që janë në kërkim e sipër që shumë shpejt do të arrestohen” tha Çollaku.

(Kosova Sot Online)