
Qindra persona po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan

Qindra persona po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan.
Pamje direkt nga varrimi mund të ndiqni në videon më poshtë të publikuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Gjatë ditës së sotme u varros edhe shoferi i autobusit, që mbet i vdekur nga sulmi me armë zjarri ditën e premtë.
I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet në arrati, ndërsa Qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin apo autorët e vrasjeve.
(Kosova Sot Online)