Plagoset me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

  • A.P /
  • 03 December 2021 - 20:28
Plagoset me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Një person është plagosur me thikë këtë mbrëmje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 te nënkalimi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, sipas policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona lidhur me këtë rast.

“Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”.

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

(Kosova Sot Online)