Vdes babai i heroit Hakif Zejnullahu

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 08:55
Vdes babai i heroit Hakif Zejnullahu

Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut ka vdekur sot.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur mbesa e tij, Floretë Zejnullahu e cila është edhe deputete e PDK-së.

“Lamtumirë BABA SABIT”, ka shkruar ajo.

Djali i tij, Hakifi u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

(Kosova Sot Online)