Zbulohet 'Pishina e dreqit'

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 11:04
Zbulohet 'Pishina e dreqit'

Në lumin Zambezi, përgjatë ujëvares së famshme Viktoria, ndodhet pishina natyrale e cila quhet “Pishina e dreqit”.

Për të arritur deri të kjo pishinë, turistët duhet të ngjiten nëpër shkëmbinj, pastaj të ecin apo dhe të notojnë në lumë. Ndërkaq, kur të arrijnë në tehun e pishinës, vetëm guximtarët hidhen aty dhe lejojnë që uji i lumit t’i bartë deri në tehun e ujëvarës.

Shpëtimtarët e angazhuar nga pushteti në Zambi çdo vit kujdeset që turistët të mos shkojnë shumë larg me aventurat e tyre, sepse përpjekjet e tilla do të rezultonin me vdekjen e sigurt.

Kjo pishinë konsideroet si më e bukura por edhe më e rrezikshmja njëkohësisht.

(Kosova Sot Online)