26 persona u arrestuan dje në Kosovë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 11:10
26 persona u arrestuan dje në Kosovë

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në total nga 26 të arrestuarit, 20 nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu 4 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje, në statistikat e policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 22 aksidente me persona të lëndur dhe 35 të tjera vetëm me dëme materiale.

Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Anti-covid janë në total 329.

Më poshtë shihni tabelën me të dhënat e policisë. 

(Kosova Sot Online)