“Vishuni trashë”, Berisha në konferencë: Ftoj edhe Lulzim Bashën në Kuvend

  • A.P /
  • 10 December 2021 - 20:33
“Vishuni trashë”, Berisha në konferencë: Ftoj edhe Lulzim Bashën në Kuvend

Në një mesazh drejtuar delegatëve një ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi delegatët që të marrin masa, pasi moti është i pafavorshëm.

Lideri historik i demokratëve u kërkoi delegatëve që të vishen trashë, ndonëse në zonën ku do të mbahet kuvendi në stadiumin “Air Albania” nuk bie shiu.

“Që do udhëheqë revolucionin demokratik paqësor të shqiptarëve. Moti është një faktor që nuk varet nga ne me gjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda. Sugjerimi më miqësor është të përgatitur me veshjet më të trasha për të mos ndjerë të ftohtin. Natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që ju e shihni vetë”, deklaroi Basha.

(Kosova Sot Online)