Vritet 29 vjeçari në Tiranë

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 09:15
Vritet 29 vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar humbi jetën pak pas mesnatës në Tiranë, si pasojë e një sherri që përfundoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën “Irfan Tomini”, ku një person i paidentifikuar pasi u konfliktua me shtetasin J. D. (M). nxori armën dhe qëlloi ndaj tij. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe Grupi hetimor ka marrë në pyetje shokun e shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

(Kosova Sot Online)