Latifi ironizon me Kurtin: Edhe Zhizheku mbrëmë qenka ngrohur me batanije

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 21:03
Latifi ironizon me Kurtin: Edhe Zhizheku mbrëmë qenka ngrohur me batanije

Filozofi dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Latifi, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit lidhur me atë se gjatë mbrëmjeve ngrohet me batanije.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Latifi ka publikuar një foto të filozofit slloven, Slavoj Zhizhek, i cili shihet nën batanije.

Profesori shkroi duke thënë se edhe Zhizhek mbrëmë është ngrohur me batanije.

Ky reagim i Latifit erdhi pasi rreth krizës energjetike në Kosovë, ku sot kryeministri Kurti tha se mbrëmë është ngrohur me batanije.

“Unë më shumë jam ose në makinë duke udhëtuar nga një vend në një vend tjetër, ose në Kryeministri ku e kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)