Borë dhe shi, moti për sot dhe ditët në vijim

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 08:19
Borë dhe shi, moti për sot dhe ditët në vijim

Prishtina Weather ka njoftuar se do të ketë mot kryesisht me vranësira edhe gjatë ditëve në vijim. Të premten priten reshje të dobëta shiu e bore, e të shtunën më ftohtë dhe reshje të dobëta bore.

Mbetet mot i ftohtë dhe i qëndrueshëm ditën e enjte, kryesisht me vransira. Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Ditën e diel dhe të hënë, vransirat mbesin dominante, të hënën pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.

Periudha më të zgjatura të qetësisë ditën e enjte, edhe mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e premte dhe shtunë, fuqizimi i erës mbanë ndotësit e shpërndarë, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme, e të shunën edhe në të mira.

16.12 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës edhe intervale me diell nga Dukagjini. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për riga shiu të përziera edhe me fjolla bore.

17.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

18.12 – Më ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e intervale me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me vransira.  Pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat minimale ditëve të ardhshme do të luhaten nga -3C deri 0C, e maksimalet të premten rriten deri në 5C e 7C, në fundjavë zbresin edhe në 0C.

Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)