Pasi e futi Amerika në listë të zezë, qeveria shkëput kontratën me kompaninë në veri

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 16:16
Pasi e futi Amerika në listë të zezë, qeveria shkëput kontratën me kompaninë në veri

Zëvnedësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se i është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë RAD D.O.O, që është futur në listën e sanksioneve nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Durmishi ka shkruar se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka shkruar Durmishi.

(Kosova Sot Online)