Muralet e Mlladiqit e Mihailoviqit në Beograd mbulohen sërish me ngjyrë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 12:35
Muralet e Mlladiqit e Mihailoviqit në Beograd mbulohen sërish me ngjyrë

Muralet kushtuar ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpskas, kriminelit Ratko Mlladiq dhe ish-liderit çetnik, Drazha Mihailoviq në cep të dy rrugëve në Beograd janë lyer sërish me ngjyrë të zezë.

Siç ka raportuar portali KontraPress në llogarinë e tij në Twitter, shkruan “Danas”, fytyrat e Mlladiqit dhe Mihailoviqit janë lyer me figura gjeometrike.

Kështu, janë mbuluardhe mesazhet që janë shkruar në mur.

Murali kushtuar Mihailoviqit është mbuluar për herë të parë, ndërsa murali kushtuar Mlladiqit është mbuluar disa herë gjatë muajve të kaluar e më pas është pastruar.

Të hënën e kaluar, pas takimit të sekretares së Jashtme britanike, Liz Truss, më kryediplomatët e gjashtë shteteve ballkanike, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuara, ka lëshuar një deklaratë, një pjesë e së cilës i është kushtuar glorifikimit të autorëve të krimeve të luftës dhe gjenocidit, që u ka bërë Serbia disave prej tyre.

“Mbretëria e Bashkuara ka kërkuar nga liderët e rajonit ta ndalin gjuhen e urrejtjes, ta dënojnë çfarëdo glorifikimi të mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të luftës, si dhe të respektojnë verdiktet e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore” , thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)