Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e " luftës" kërkohet të hetohen e gjykohen!

Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e
Drejtësia e përgjumur duhet të zgjohet, dy fondet e

Muhamet Kelmendi

  • 20 December 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në kuadër të aktiviteteve të bëra për çlirimin e Kosovës ka shumë veprime të qëlluara por edhe aktivitete që kërkohet të hetohen. Në emër të luftës për Kosovën janë bërë shumë keqpërdorime. Ato janë kryesisht në fushën financiare. Ka edhe veprime politike që tash vlerësohen e në fakt e kanë dëmtuar shumë çështjen e çlirimit të Kosovës. Lidhur me veprimet e tilla keqpërdoruese prijnë kryesisht dy fondet. Këtu duhet theksuar Fondin e "3%" dhe Fondin "Vendlindja Thërret".

- Shqyrtimi qe po bëhet në gjykatat e Kosovës aktualisht është pika më e ultë e përgjegjësisë. Në gjykata nuk gjinden përgjegjësit ose në bankën e të akuzuarve nuk janë kryesorët e fondeve. Në bazë të përgjegjësisë nuk janë personat kryesor që ishin përgjegjësit e fondeve. Fondi i "3%" është udhëhequr nga dy persona. Kryesues ishte Isa Mustafa, Ministër i Financave dhe Bujar Bukoshi, Kryeministër në Qeverinë në Mërgim.

Ndërsa, në kuadër të Fondit "Vendlindja Thërret", udhëheqës ishte Jashar Salihu. Mjetet kryesisht shkonin nga fondet nëpër shtete. Çështja duhet të kapet në dy drejtime:

1. Përgjegjësia politike në fushën e analizës nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke krijuar komisione adekuate për të shqyrtuar të dy fondet dhe

2. Nga Prokuroria Speciale të hapen hetimet për të shqyrtuar parimisht këto fonde dhe udhëheqësit e tyre. Shqyrtimet e tilla do të mundësojnë zbardhjen e çështjeve që janë tërësisht në errësirë dhe që masat kanë interesa jetik për të ditur se ku kanë shkuar mjetet e dhëna për çlirimin e Kosovës.

Në kuadër të provave ende ka dëshmitar të gjallë. Ata janë lodhur dhe shumë janë të moshuar. Është koha e fundit që të merren në shqyrtim dhe të deklarohen. Çdo ditë që kalon pa i shqyrtuar dhe konsultuar dëshmitarët humbjet janë evidente.

Dikur do të jetë vonë, sepse koha e bënë të veten dhe nuk do të ketë me prova dhe as dëshmitarë konkret. Rëndësia e përgjegjësisë, jo vetëm penale, në fund të fundit kjo s’ka rëndësi, kundruall zbardhjes politike të fondeve për masat, është e madhe në fushën politike për vetë shtetin e Kosovës. Shumë njerëz kanë dhënë me vite mjete financiare.

Ata dëshirojnë të dinë se ku kanë shkuar mjetet e dhëna? Për popullin kjo ka rëndësi. Prandaj kërkohet nga Kuvendi të formoj komisionet e tilla dhe të dhënat të dalin para Kuvendit për këto dy fonde të përfolura. Me këtë hiqet një ngarkesë morale që i ngarkon masat. Behet një shërim i qytetarëve se ku kanë shkuar mjetet. Masat kështu relaksohen. Është shumë e rëndësishme kjo. Por, çështja ka edhe anën penale.

Për këtë janë përgjegjëse organet e të drejtës dhe përgjegjësia del nga gjykatat kompetente. Këtu vetëm duhet motivuar sistemin juridik që të merret me kompetencë për fondet e tilla. Mjetet financiare janë shumë që janë tubuar dhe natyrisht se duhet dhënë përgjegjësi për mjetet e tilla.

Drejtësia nuk duhet të lejoj që çështja të parashkruhet dhe dëshmitarët të humbin nga mosha. Koha nuk pret. Këto dy fonde duhet të shqyrtohen nga ana e organeve kompetente të Kosovës. Interesi publik është i lartë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".