Kunatat bëhen 'copa-copa' në Rahovec

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 09:56
Kunatat bëhen 'copa-copa' në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Sipas Policisë, viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj.

Siç njofton policia, njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj f/kosovare. Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)