Ardhja e ekspertit gjerman në KEK lajm edhe në rajon

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 14:58
Ardhja e ekspertit gjerman në KEK lajm edhe në rajon

Për ardhjen e ekspertit gjerman në KEK kanë raportuar edhe mediat serbe. Turbina e njësisë së dytë të Kosova B është jashtë funksionit e për ta rregulluar atë, Kosova ka ftuar një ekspert gjerman të kësaj pajisje.

Media serbe B92 ka raportuar për ardhjen e tij dhe për deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli se Serbia po e vështirëson krizën energjetike në Kosovë pasi po i bllokon linjat energjetike.

Dje, drejtori i  KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman pritet të vijë të dielën në Kosovë për ta rregulluar turbinën që ndodhet jashtë operimit.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)