Aksident i çuditshëm, Audi përfundon në banjon e shtëpisë

  • E.K /
  • 25 December 2021 - 12:29
Aksident i çuditshëm, Audi përfundon në banjon e shtëpisë

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur në Shiroki Brijeg të Bosnje dhe Hercegovinës, kur drejtuesi i veturës ka goditur shtëpinë e familjes, ka thyer murin dhe ka përfunduar brenda objektit.

Siç merr vesh jozyrtarisht Jabuka.tv, shoferi nga Posusje, mëngjesin e sotëm rreth orës 5, ka goditur me Audi shtëpinë e familjes në rrugën Kardinala Alojzija Stepinca.

Nga forca e goditjes mjeti ka rrëzuar një pjesë të murit të jashtëm dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e brendshme të shtëpisë, raporton klix.ba.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur i lënduar asnjë nga personat që udhëtonin, ndërsa shoferi dhe shoqëruesi i tij kanë kaluar pa lëndime të mëdha.

Në vendin e aksidentit kanë dalë zyrtarë policorë nga Shiroki Brijeg dhe kanë kryer hetime, pas së cilës do të dihen më shumë detaje rreth aksidentit dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur. 

(Kosova Sot Online)