Kurti mblodhi Këshillin e VV’së për t’iu treguar si po qeverisë, ky është fjalimi i plotë

  • E.K /
  • 27 December 2021 - 08:26
Kurti mblodhi Këshillin e VV’së për t’iu treguar si po qeverisë, ky është fjalimi i plotë

Kryeministri i Kosovës dhe njëherit edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të VV-së për t’iu folur rreth 9 muajve në pushtet të Qeverisë Kurti.

Kurti në këtë fjalim përmendi krizën me energji nëpër të cilën po kalon vendi ku fajtor la qeveritë e kaluara, fitoren në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, miratimin e buxhetit, të hyrat nga ATK-ja, rritjen e eksporteve, shkallën e vaksinimit e edhe shtetasit afganë që janë në Kosovë.

Për krizën energjetike, Kurti ka thënë se e ka të trashëguar nga qeverisjet e kaluara dhe se edhe vet ai është i frustruar për reduktimet të cilat po i vuajnë qytetarët e Kosovës. Ai foli për rëndësinë e tranzicionit energjetik, ku tha se Kosova do të kërkojë edhe burime tjera të energjisë, krahas asaj me qymyr. Kurti tha se edhe prodhimi i rrymës me qymyr do të bëhet në atë mënyrë që të mos lëshohet dioksid i karbonit në ajër mbi nivelin e lejuar nga BE-ja, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri përmendi si sukses zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, por në fjalimin e tji la pa folur për zgjedhjet lokale të 14 nëntorit ku partia e tij fitoi në vetëm 4 komuna.

Tutje, i pari i VV-së ia la meritat qeverisë së tij për rritje të buxhetit të shtetit, të hyrave tatimore nga ATK-ja dhe rritjen e eksporteve.

“Eksportet janë rritur për 60% e investimet e huaja e direkte janë rritur për 52% që përbëjnë po ashtu rritjen më të madhe që nga shpallja e pavarësisë. Kemi regjistruar mbi 10,000 vende të reja të punës”, tha ai në fjalimin para bashkëpartiakëve.

Kurti përmendi edhe shkallën e lartë të vaksinimit në vend, sigurimit e arsimit publik falas e menaxhimin e pandemisë.

Ai tha se do të kërkohen fusha tjera ku do të vihet masa e reciprocitetit ndaj Serbisë, përpos asaj me targa.

Si sukses, ai përmendi edhe emërimin e komandantit të ri të FSK-së dhe emërimin e bordeve të reja, si dhe nisjet e projekteve për autostradën Prishtinë-Tetovë e hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ky është fjalimi i plotë i tij:

(Kosova Sot Online)