Në protestën kundër KEDS dalin edhe pankarta: “Poshtë kapitalizmi”

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 15:59
Në protestën kundër KEDS dalin edhe pankarta: “Poshtë kapitalizmi”

Disa qytetarë protestuan sot para KEDS-it dhe Qeverisë, duke kërkuar furnizim të rregullt me rrymë. Në këtë protestë pati edhe pankarta kundër kapitalizmit, sistemit ekonomik që ka për bazë pronësinë private të të mirave kapitale dhe lirinë e tregut.

“Poshtë kapitalizmi!”, shkruhej në pankartën e një protestuesi para ndërtesës së KEDS-it.

Me thirrjet “Asni cent ma shumë” dhe Rizvanolli ik”, qytetarët kanë shkruan nga ndërtesa e KEDS-it te ajo e Qeverisë së Kosovës.

Derisa po largoheshin, protestuesit kanë gjuajtur poça elektrikë në drejtim të ndërtesës së KEDS-it.


(Kosova Sot Online)