Dorëheqje jo, zgjedhjet të bëhen me marrëveshje ose në përfundimin e mandatit

Dorëheqje jo, zgjedhjet  të bëhen me marrëveshje ose në përfundimin e mandatit
Dorëheqje jo, zgjedhjet  të bëhen me marrëveshje ose në përfundimin e mandatit

Shefik Shkodra

  • 17 May 2024 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

S’ka rëndësi kush po e kërkon dorëheqjen, të jashtmit apo të brendshmit. Kjo Qeveri nuk është kusht për dorëheqje. Ne jemi dëshmitarë. Por edhe politika nga Evropa, po përpiqet të gjejë atë tipin, që u intereson ta mbyllin çështjen me Serbinë. Sipas këtij mendimi, nuk ka mbaruar as nuk do të mbarojë kurrë pajtimi, me atë që po duan t’ia plotësojnë dëshirën Serbisë. Kjo është një shkallë më e rrezikshme dhe jo vetëm për Kosovën. Le të jenë të financuar kushdo prej Serbisë. Varra në mes shqiptarëve dhe Serbisë, nuk do të shërohet, veç sa do të rritet me formimin e Asociacionin e serbëve, për mini-republikë e interesa të Serbisë.

i opozitës për takime me Qeverinë, për marrëveshje unike, ka këtë domethënie. - Ta injorojmë se, ne do të bëhemi e do veprojmë më mirë, kushtimisht si thonë të tjerët. Që të mos prishemi me askënd, për çështje të Asociacionit, na do ta rregullojmë. Na jemi ata që i fashitim të gjitha përnjëherë. Të mos ua prishim qejfin Serbisë dhe Rusisë! Dhe e dyta, mund të lëmë një vakuum po nga një hezitim, sepse, çështja është e mundimshme dhe e pazakontë. Të marrësh përsipër këto vlime të sotme te ne! Për këtë çirren argatët në stacione “koçakësh”, duke i pas marrë ndoshta me paga lloj-lloj tipi të rrugëve për analistë. Televizionet dhe këta argatë, kush di me të kujt para e shajnë vendin e vet. Janë njerëz të interesit. Janë tipa që veç paranë e njohin shtet. Janë tipa, që po ta marrin pushtetin, pa mundur të gënjejnë më si më parë, “i bien rrugës për së shkurti”, asaj rrugës si do herë që “ia lanë këmbët e arushës” në dorë kësaj Qeverie dhe VV.

Këta tipat e opozitës janë deklaruar moti se, çka duhet të bëjnë dhe e kanë bërë në një mënyrë kaherë. Për këtë është folur e shkruar disa herë (për 2013 dhe 2015), mirëpo këta i kanë nofullat e forta për “llafe” dhe sharjet i kanë në mend. Sa më shumë ofendime, aq më me interes të opozitës, demek, këta e konsiderojnë veten si shumë ekspertë, por duke i lëshuar kuajt nëpër livadhe pa gardhiqe. Duke bërë lloj-lloj pazari. Duke e shikuar, se sa do të mund të fitojnë, etj. Kryesorja të pengojnë institucionet për të avancuar Kosova në planin e brendshëm dhe atë jashtëm. Kjo vjen nga një xhelozi primitive dhe përpjekje për një mbulesë e të zezave, që i kanë krijuar këtij vendi me decenie. Presionet janë edhe nga jashtë. Prandaj, këtu kanë marrë valë dhe ngrohje kjo opozita e lëntë. Këta që veç shajnë. Janë sikur autodidakt dhe s’çajnë kokën për ardhmërinë.

Zgjedhjet me marrëveshje janë të nevojshme. Por jo dorëheqje të Qeverisë aktuale. Dorëheqje do të thotë, arsyetimi i opozitës, duke bërë fajtore qeverinë dhe tërë politikën e “gabueshme” këtyre viteve. Prandaj, dorëheqja do ta arsyetonte opozitën, me perfiditetin më të madh, duke plasuar në opinion publik politikën e tyre, si të meçme e si më të aftë. Publikut i kanë thënë qe shumë kohë, gjëja, kjo Qeveri nuk është e aftë për ta qeverisur këtë vend. “Ne jemi ata që do të rrafshojmë kundërthëniet e brendshme dhe ato sugjerimet e jashtme. Na nuk kemi nevojë të rezistojmë, kur i kemi aleatët tanë këtu dhe ata të mendojnë për ne.” Serbisë duhet t’i japim diçka! Kështu përafërsisht e kanë thënë dhe e thonë. Kjo është diplomacia më e madhe e këtyre “kryeshinikëve”, që vlojnë si ndonjë tenxhere e thatë mbi zjarr.

Këta “analistat” nëpër TV, portale, kafehane, e në çdo takim, kërcejnë si karkalecat në zheg vere nëpër livadhe. Njësoj, si ata analfabetët, njësoj si disa njerëz që i konsideron të arsimuar. Tremben dhe shajnë. Vënë epitete më të ndryshme e më çnjerëzore personaliteteve. Për kë? Për Qeverinë e vendit. Çka thonë? Albin Kurti nuk e duam të na udhëheq. E kemi pasur qeverinë dikur më të mirën. Eh! Këtu e sheh se, këta janë masa nostalgjike, si uji amull i një kënete, që dikur u ka ofruar ajo qeveri e dikurshme ndonjë asht. Ndoshta është normale për këta tipa. Pa menduar për ardhmërinë e shtetit veç për xhepin. Çka do të jetë e ardhmja, s’ka rëndësi për këto grupe. Në vend se do të duhej të luftohet për unitetin...

Edhe njëherë, e potencoj me plotë vetëdije, Qeveria e Albin Kurtit, nuk duhet të japë dorëheqje, e as ta bëjë mend fare për këtë! Që të merren vesh për zgjedhje unanimisht e në bashkërendim, kjo do të ishte edhe për opinionin e gjerë e pranueshme. Po ata duan që dikush tjetër t’ua kryej e t’ua mbulojë gabimet e dukshme. Për këtë kërkohet dorëheqja. Shihe ti! Jep dorëheqje se, kemi thënë që nuk mundet dhe nuk di. Po. Po kush di dhe kush mundet?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".