SHBA dhe BE kanë dëshmi të mjaftueshme për të vepruar kundër Serbisë, kundër planit për një vatër të re lufte në Kosovë

Xhevat Meha

  • 17 May 2024 - 08:03

Shkruan:ANALISTI-Xhevat Meha

Tani më nuk është aspak i pa njohur fakti, por ka shumë dëshmi që flasin se Serbia është duke kryer veprime të njëpasnjëshme që tensionojnë situatën në Kosovë. Këto veprime i shoh si përgatitje e Serbisë për hapje të konfliktit në Kosovë.

-Kemi deklarime por edhe në formë të shkruar se Serbia nuk do të zbatoj pjesë nga marrëveshjet e pranuara me Kosovën vitin e kaluar. Kemi sulmin e armatosur në Banjë. Kemi emërimin e Kryeministrit të Serbisë dhe kabinetit qeveritar që haptazi mbrojnë vijën politike pro-ruse.

Kemi afrim të hapur të Serbisë me Kinën. Kemi refuzim të planit të propozuar nga BE për marrëveshje me Kosovën rreth përdorimit të dinarit. E sikur të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme, kemi edhe shkallë të lartë të mos-besimit të aleatëve tanë ndaj Kryeministrit të Kosovës. Këtë mos-dakordësi të Kryeministrit tonë me aleatët sigurisht se Serbia është e interesuar që ta përdorë në të mirën e saj. Kur të gjitha këto i bënë bashkë, rrjedh se hapja e konfliktit në Kosovë nga Serbia është krejt afër realizimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".