Haradinaj: Kurti bëri paqe me Memlin dhe me ministrin e tij, Lumirin

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 21:21
Haradinaj: Kurti bëri paqe me Memlin dhe me ministrin e tij, Lumirin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar liderët e partive opozitare LDK dhe PDK për mënyrën se si ata nuk po ballafaqohen me qeverinë.

Haradinaj thotë se shkaku i ballafaqimeve të tij të rregullta me kryeministrin Albin Kurti, në Kuvend është fakti se liderët e LDK-së dhe PDK-së, dy partive tjera opozitare, nuk po kanë “guxim të përballen” me Kurtin.

Haradinaj po ashtu thotë se ata kanë “dashuri mes tyre”

“Ai kish bërë paqe me mua ashtu si me ministrin e Thacit, Memlin dhe ministrin e vet, Lumirin. Kanë bërë paqe dhe kanë dashuri mes vete. Kur ka ndodhur përballja e fundit mes tyre. Kur janë ballafaquar lidhur me atë që ka ndodhur në Kosovë. Kishim pandeminë. Tani situatën me krizën energjetike. Kur janë ata? Ku janë fshehur? Nuk janë të ri. Ata kanë përvojë politike aq sa unë. Që 20 vite janë në pushtet. Shihni sa pushtet kam pasur unë dhe sa ata. Tani e shihni se jemi njëjtë. Mos e lëni një mashtrues të udhëheqë një popull. Ju ka mashtruar. Nuk ka të bëjë me të vjetrën dhe të renë. Ka të bëjë mu guximin. Kemi dikënd që ka fuqi dhe po mundohet të heshtë të gjithë.  Ne si Aleancë kemi marrë një rol të pastër opozitar dhe po iu tregojmë popullit se kemi të bëjmë me një mashtrues”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)