Moti për javën e parë të janarit

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 01:25
Moti për javën e parë të janarit

Në pjesën e parë të javës në Kosovë do të vazhdojë mot stabil – nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi e borë dhe rënie e temperaturës.

Ditën e enjte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite priten edhe reshje shiu, e me rënie të temperaturave, reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në bore, e nga dita e premte reshjet pushojnë, e vransirat edhe shpërndahen deri në mbrëmje.

Në ditët e ardhshme nuk do të mungojë qarkullimi ajror, kështuqë ndotësit ajror gjatë periudhave me erë mund të shpërndahen e cilësia e ajrit edhe të jetë në vlera të pranueshme, por se orëve të mbrëmjes kur dominojnë qetësitë, ndotësit shënojnë rritje në koncentrime e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

3 janar – butë, kryesisht me diell, e pasdite dhe mbrëmje me vransira kalimtare.  Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

4 janar- mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë.

5. janar – butë, paradite pjesërisht vranët, e nga pasdita më shumë kthjellime.

6.janar – kryesisht me vransira, pasdite priten reshje shiu, e më vonë në mbrëmjes shndërrohen edhe në reshje bore.

7. janar – më ftohtë, me vransira dhe intervale me diell, deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare deri nga dita e premte.

Minimalet luhaten nga 0-4C, e maksimalet arrijnë deri në 12C e 13C, ditën e premte zbresin edhe në 4C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e perëndimi 3-8m/s, e nga dita enjte nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në rënie, e në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale, njofton PW.

(Kosova Sot Online)