Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 19:50
Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Jeta Rafunën si shefe të asamblistëve të kësaj partie në komunën e Prishtinës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo, ku ka thënë se kjo detyrë është përgjegjësi për të.

Këtu keni postimin e saj të plotë:

“E emëruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe grupi i asambleistëve të LDK-së nga sot do të ushtrojë poziten e Shefes së Grupit të Asambleistëve të LDK- së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kjo detyrë më jep ende përgjegjësi që të punoj edhe më shumë për qytetin tonë të zemrës”, ka shkruar Rafuna në  llogarinë  e saj në Facebook.

(Kosova Sot Online)