Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar për ryshfet

  • A.P /
  • 26 February 2026 - 10:05
Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar për ryshfet

Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj për ryshfet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro para të gatshme nga një qytetar me premtimin se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurt.

Policia rastin po e heton si “pranim i ryshfetit në sektorin privat”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)