Kurti mbledh sot ministrat

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 08:35
Kurti mbledh sot ministrat

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sërish sot. Kjo mbledhje pritet të fillojë në orën 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

 Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)