Djemtë nga Rahoveci e rrahin e më pas e lidhin me litar babanë

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 09:45
Djemtë nga Rahoveci e rrahin e më pas e lidhin me litar babanë

Policia ka arrestuar tre vëllezër nga Rahoveci, të cilët e kanë rrahur dhe lidhur me litar babanë e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka deklaruar se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobidol të Rahovecit.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër)  pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime  trupore”, ka deklaruar Xhurkaj.

Xhurkaj tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj  në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore”, ka deklaruar ai.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

(Kosova Sot Online)