Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori mbi 3 mijë euro një kosovari për dokumente

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 09:47
Arrestohet shtetasi maqedonas, ia mori mbi 3 mijë euro një kosovari për dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Z.A, i cili dyshohet se ka mashtruar një 30 vjeçar kosovar, A.R, duke ia marrë 3600 euro në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.

Policia u informua se rasti i mashtrimit ndodhi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Ai u shoqërua në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)