Buka 8 cent, radhë të gjata në mot të ftohtë

  • E.K /
  • 25 January 2022 - 13:03
Buka 8 cent, radhë të gjata në mot të ftohtë

Fluturimet janë pezulluar për ditën e dytë radhazi në Aeroportin e Stambollit, ndërsa veturave private u është ndaluar qarkullimi, pasi reshjet e dendura të borës shkaktuan kaos në qytetin më të madh të Turqisë.

Por, pavarësisht kushteve të pafavorshme të motit, sot qytetarët kanë pritur në radhë të gjata për të blerë bukën e lirë, e cila shitje për 8 cent.

Një nga radhët më të gjata për të blerë bukën e lirë u krijua përballë Bufes së Bukës së Popullit tek Xhamisë Qendrore Sultançiftligi të Stambollit.

Në videon e publikuar shihen qytetarët që prisnin të blinin bukë.

(Kosova Sot Online)