Është turp për LDK-në që nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare

Është turp për LDK-në që nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare
Është turp për LDK-në që nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare

Dardan Grapci

  • 25 January 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Është turp për LDK-në që nuk e ka votuar marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale por është bashkuar më listën serbe për ta kundërshtuar dhe rrëzuar atë marrëveshje. E dimë që deputetët nga Lista Serbe gjithmonë kanë qenë kundër çdo gjëje që ka të bëjë me Kosovën, por që LDK-ja të bëhet krah i djathtë i tyre askush nuk e ka pritur këtë.

-Marrëveshja financiare ndërkombëtare duhet të rikthehet në Kuvend dhe të ri-votohet edhe njëherë, por kësaj here të sigurohen votat e mjaftueshme nga mazhoranca që e drejton pushtetin, së bashku me PDK dhe AAK, kurse të mos llogariten fare, madje të përjashtohen nga procesi i votimit deputetët e LDK-s dhe Listës Serbe.

Në vend se të gjithë deputetët shqiptar me qenë të bashkuar për këtë projekt, ku nga kjo marrëveshje do të përfitonin shumë familje, LDK-ja del kundër interesit të qytetarëve të saj dhe votuesve të saj duke e refuzuar, duke e votuar kundër për të mos kaluar. Inatet politike dhe personale duhet të lihen anash, e jo që për këto inate ta pësoj populli i mjerë, sidomos kategoritë që janë duke mbijetuar vetëm përmes ndihmës sociale. Edhe njëherë po e ceku se kjo sjellje e LDK-s është TURP, TURP, TURP i madh për LDK-në dhe grupin e saj parlamentar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".