
Dy të vdekur nga orteku i borës

Dy persona kanë vdekur në Erzurum të Turqisë Lindore, pas një orteku bore.
Autoritetet e vendit kanë njoftuar se viktimat fillimisht ishin bllokuar në borë, në pistën e skijimit, derisa më pas janë gjetur nga ekipet përkatëse.
Tash e sa javë Turqia po përballet me mot të ftohtë dhe borë të madhe.
Ajo ka marrë vendim për ndalimin e fluturimeve në Aeroportin e Stambollit, derisa mijëra njerëz kanë mbetur të bllokuar.
(Kosova Sot Online)