
Mbi 140 mijë vizita ambulantore u kryen në spitalin e Gjilanit gjatë vitit të kaluar

Stafi shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, vitin e shkuar ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët e sëmurë, mes sfidave dhe vështirësive që solli pandemia COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të stafit përcjellës, kanë kryer 1 mijë e 253 operacione të natyrave të ndryshme gjatë vitit 2021.
Në harkun kohor prej 12 muajsh në Spitalin e Gjilanit u janë realizuar 1 mijë e 401 lindje, prej tyre 471 me operim.
Brenda periudhës janar- dhjetor janë kryer edhe 140 mijë e 261 vizita ambulantore, 47 mijë e 380 vizita diagnostike, janë trajtuar 26 mijë e 968 raste në emergjencë dhe janë bërë 25 mijë e 10 analiza laboratorike.
(Kosova Sot Online)