Kryetarja e Preshevës përshëndet propozimin e MSH-së ku kërkohen dy doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 17:19
Kryetarja e Preshevës përshëndet propozimin e MSH-së ku kërkohen dy doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka përshëndetur propozimin e MSH-së që për hyrje-daljet në Kosovë të kërkohen dy doza të vaksinës pa testin PCR.

Sot ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka propozuar masa të reja kundër pandemisë COVID-19, ku ndër të tjera hiqet kërkesa për tri doza të vaksinës ose dy doza dhe testi PCR që ishte në fuqi, 

“Përshëndes propozimin për ritkhimin e hyrje-daljeve në Kosovë pa certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza dhe pa testin PCR me dy (2) doza, të njoftuar sot personalisht në media nga Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z.Rifat Latifi”, ka shkruar Sinani.

(Kosova Sot Online)