KQZ-ja mblidhet sot

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 11:39
KQZ-ja mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës nga ora 13:30.

Në këtë mbledhje në rend dite është edhe zëvendësimi i një anëtari në Kuvendin Komunal në Ferizaj.

Poashtu në KQZ sot do të diskutohet edhe për raporti e shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-dhjetor 2021.

Rendi i plotë i ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 87, 88, 89 dhe 90 /2021:

 Raport i Këshillave të KQZ-së:

 Këshilli për Çështje Ligjore:

   Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Ferizaj.

 Këshilli për Buxhet dhe Financa:

Shqyrtimi  dhe miratimi i  kërkesës për transfer te mjeteve nga kategoria e shpenzimeve komunale ne kategorinë e mallrave dhe shërbimeve;

Shqyrtimi dhe miratimi i obligimeve të pagesave për anëtarët e KVV-ve të cilët nuk janë paguar;

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve janar-dhjetor 2021.​ 

Të ndryshme.

(Kosova Sot Online)