Arrestohet një 30-vjeçar në Kaçanik

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 16:20
Arrestohet një 30-vjeçar në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar në Kaçanik pasi i njëjti ishte në kërkim për veprën penale vjedhje e rëndë.

I dyshuari sipas policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot me datë 04.02.2022 rreth orës 15:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent,  ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet U.R (M/K), i moshës 30 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim. 


(Kosova Sot Online)