
Lexoni edhe:
Paralajmëron analisti: Nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja
Shkruan: ANALISTI-Qani Shabani
Implementimi i Ligjit për të Huajt dhe i ligjit për automjetet vendos Kosovën në një pozitë të fuqishme institucionale dhe politike. Ky hap nuk është thjesht një zgjidhje teknike, por një veprim strategjik që forcon sovranitetin e shtetit dhe siguron zbatim të ligjit mbi baza të qarta dhe standarde evropiane. Kosova tregon se nuk mund të manipulohet për interesa të ngushta politike të Vuçiqit dhe se çdo presion mbi qytetarët serbë të Kosovës nga ana e Vuqiqiqit nuk do të ketë efekt si më parë.
Paralajmëron analisti: Nuk mund të kemi asnjë skenar tjetër përveç zgjedhjeve të reja
Lexoni edhe:
-Qeveria e Albin Kurti ka vepruar në mënyrë të qartë dhe ligjore për të mundësuar që komuniteti serb të përfitojë shërbime bazike pa pengesa administrative. Serbëve të Kosovës u mundësohet regjistrimi i dokumentacionit civil të njohur nga Kosova, përdorimi i letërnjoftimeve që ata kanë pasur më parë për të regjistruar fakte civile që më parë ishin regjistruar nga strukturat ilegale, dhe marrja e lejeve të përkohshme të qëndrimit për punëtorë dhe studentë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me mundësi vazhdimi. Ky proces garanton akses të drejtë në sistemin arsimor dhe shëndetësor, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për shërbime publike, pa cenuar sovranitetin e shtetit.
Integrimi i komunitetit serb brenda kornizës ligjore dhe koordinimi me krerët lokalë për ofrimin e listave të stafit akademik dhe shëndetësor siguron që të gjitha lejet të jenë të ligjshme dhe të monitoruara. Studentët serbë mund të vazhdojnë studimet në mënyrë të ligjshme, dhe procesi i legalizimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore për komunitetin serb bëhet brenda ligjeve dhe standardeve evropiane.
Deklarata e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e ka përshëndetur këtë hap, duke e konsideruar si momentum të ri për dialog konstruktiv dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mbështetja e BE-së tregon se Kosova ka një pozicion të fortë politik dhe ligjor në dialogun me Serbin të ndëmjetsuar nga ndërkombëtar, dhe se veprimet e saj respektojnë të drejtat e komunitetit serb pa cenuar sovranitetin e shtetit.
Ky hap tregon se Kosova është një shtet i vendosur dhe i ligjshëm, që vepron sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare, dhe krijon një platformë të qartë për dialog konstruktiv dhe përballje me çdo përpjekje pa manipulim nga aktorë të jashtëm. Serbëve u mundësohet qasje në shërbime publike dhe dokumentacion të njohur ligjërisht duke ruajtur njëkohësisht sovranitetin dhe integritetin institucional të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".