7 fëmijë të hospitalizuar në QKUK për shkak të COVID-19

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 11:26
7 fëmijë të hospitalizuar në QKUK për shkak të COVID-19

Numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 ka filluar të rritet gjatë këtij viti në Kosovë.

Si rrjedhojë është rritur edhe numri i fëmijëve të infektuar e hospitalizuar me këtë virus.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë kanë qenë të shtrirë 7 pacientë.

Ndërsa, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrira 12 gra për shkak të COVID-19.

“212 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Me oksigjeno-terapi janë 144  pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë”, është bërë e ditur nga SHSKUK.


(Kosova Sot Online)