Dasma përfundon në sherr masiv, lëndohen 24 persona

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 19:19
Dasma përfundon në sherr masiv, lëndohen 24 persona

Një martesë e cila po mbahej në Turqi u kthye më pas në një betejë të ashpër. Sipas mediave turke, mes dy personave ka nisur një sherr dhe më pas situata është përkeqësuar.

Gjithsej 24 persona kanë mbetur të lënduar, 14 janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa 10 persona janë trajtuar me autoambulancë në vendngjarje.

Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se dasma e nisur e lumtur ka përfunduar me sherr.

Skena pasqyronte momentet kur karriget dhe tavolinat fluturonin në sallën e eventit.

Nusja dhe dhëndri janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë policie. Ndërsa mësohet se ishin në gjendje të mirë.

Përplasja ndodhi në një sallë dasmash në lagjen Erenler në Sakarya të Turqisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)