Zeqiraj: Kurtit nuk po i intereson roli i presidentes Osmani në përafrimin e aleatëve

Zeqiraj: Kurtit nuk po i intereson roli i presidentes Osmani në përafrimin e aleatëve
Zeqiraj: Kurtit nuk po i intereson roli i presidentes Osmani në përafrimin e aleatëve

Idriz Zeqiraj

  • 05 March 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Zvarritja e propozimit të kandidatëve për president/e nga kryeministri Albin Kurti, si dhe veprimet e tij në kërkim të një figure simbolike, zbuluan se ai shpërfill një partner koalicionin cilësor, nga e cila ka përfituar shumë. Gjenerali francez, Napoleon Bonaparti, thoshte: "Më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët." Nëse nuk reflekton mbi qëllimet e tij të errëta aktuale, Kurti do të humbasë shumë në sytë e shqiptarëve.

 

-Tashmë, nuk është sekret se Kurti kërkon kuadro të bindur, "lepe-peqe" – siç thonë turqit. Një sundimtar dhe filozof i antikitetit i tha vartësit të tij: "Të lutem, më kundërshto një herë, që ta di se jemi në dialog, dy veta!" Prandaj, ai heziton, më saktë, anashkalon emrin e gatshëm, Vjosë Osmanin. Rebelimi i saj, besoj fort, ka pasur bazë parimore. Mjafton të kujtojmë se çfarë mendonte kurti dikur: "Amerika ishte partner i luftës, i së kaluarës, por, jo i së tashmes dhe të ardhmes." Ky komenti është i tepërt! Edhe pse duket se ka reflektuar për Amerikën dhe ka bërë përpjekje, kjo nuk vlen edhe për aleaten e dikurshme, Vjosë Osmanin.

Kryeministri Kurti nuk po e vlerëson, madje as nuk po i intereson roli i presidentes Vjosë në përafrimin e aleatëve dhe të miqve të Presidentit Rugova, faktorë vendimtarë në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Dhe, këtë nuk mund ta mohojë askush, as edhe Albin Kurti me veprimet e tij të fundit. Për rrjedhojë, nga ky konsolidim ka përfituar dhe vazhdon të përfitojë shumë edhe Kurti, në forcimin e pushtetit të tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".