178 persona mbi 60 vjeç rezultuan pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 16:17
178 persona mbi 60 vjeç rezultuan pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

787 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe pozitiv për koronavirus rezultuan edhe 35 fëmijë nën moshën 9 vjeçare, 52 të moshës 10-19 vjeçare dhe 94 të moshës 20-29 vjeçare.

Pozitiv rezultuan edhe 102 persona të moshës 60-69 vjeçare, 50 të moshës 70-79 vjeçare ndërsa 26 të moshës mbi 80 vjeç.

(Kosova Sot Online)