
Vdes Skender Haliti

Ish-ministri Anton Quni i ka kushtuar një dedikim emocional humbjes së mikut të tij, Skender Haliti.
"Sot, me dhimbje dhe trishtim u ndamë nga Ti.
Janë të paharruara kohërat e humbjeve dhe fitoreve që i perjetuam së bashku, ato mbesin thellë në zemrën dhe mendjen time.
Një jetë të tërë që ja kushtove ushtrisë, shtetit dhe kombit tanimë janë pjesë e historisë më të re. Dashurinë që ja dhurove Kosovës do të shpërblehet nga vet Zoti.
Pusho në paqe miku im!", ka shkruar ai në Facebook.
(Kosova Sot Online)