
Vuçiq dekoron poetin serb që bënte thirrje për vrasje të muslimanëve në Sarajevë

Presidenti Vuçiq me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë ka dekoruar dje me Medaljen e Artë të Meritave shkrimtarin serb Gojko Doga i cili në vitin 1991 gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë kishte deklaruar se të gjithë muslimanët në Sarajevë duhet të vriten në një bisedë të incizuar me të dënuarin për krime lufte Radovan Karagjiq.
Biseda e Gojko Dogas me kriminelin e luftës Radovan Karagjiq kishte ndodhur më 12 tetor 1991 pasi Karagjiq kishte kërcënuar Asamblenë e Bosnje e Hercegovinës se Republika Srpska do ta shpallte pavarësinë.
“Ata duhet ta dinë se janë rreth 20 mijë serbë të armatosur në Sarajavë. Sarajeva do të bëhet Karakas në të cilën 300 mijë muslimanë do të vdesin”, ka thënë Karagjiq sepse “S’ka asnjë shansë”
“Të gjithë duhet të vriten. Gjithçka duhet të vriten”, ia kthen Doga.
Dogo është shkrimtar serb dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Republika Srpska dhe në kohën e luftës në Bosnje ishte kryetar i Asociacionit të Serbëve nga Bosnja e Hercegovina në Serbi.
Në emër të tij dekorimin e presidentit Vuçiq e pranoi gruaja e tij.
(Kosova Sot Online)