A pritet të bëhet rishikimi i masave anti-Covid?

  • G.G /
  • 21 February 2022 - 17:02
A pritet të bëhet rishikimi i masave anti-Covid?

Kanë kaluar më shumë se dy javë që nga koha kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masave të reja antiCOVID.

Pavarësisht se parashihej që këto masa të rishikoheshin çdo dy javë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në Kosovë si në asnjë shtet tjetër vazhdon të jetë në funksion ora policore, e cila nis në ora 00:00 dhe përfundon në ora 05:00.

Edhe pse shumë prej shteteve të botës veçse kanë hequr thuajse të gjitha masat antiCOVID, në Kosovë ato po vazhdojnë të mbahen gati të njëjta me ato që ishin në fillimet e pandemisë, siç është edhe ndalimi i lëvizjes së lirë vetëm me orë të ndryshuar.

Numri i rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19 është në rënie, por pavarësisht gjithë kësaj nga Ministria Shëndetësisë nuk kanë deklaruar nëse ekziston mundësia që këto masa të ndryshohen shpejt.

Ndryshe në 24 orëshin e fundit në kuadër të raportit të të prekurve me koronavirus janë konfirmuar edhe 101 raste të reja të të infektuarve me virusin SARS CoV-2.

Në të njëjtën kohë ka vdekur një person, kurse janë mbi 3 mijë raste aktive në gjithë vendin.

Kundër masave të fundit antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës patën dalë përfaqësuesit e Gastronomisë.

Përpos kundërshtimit të këtyre të fundit, nga Shoqata e Hotelerisë së Kosovës poashtu kanë kërkuar që të lejohet zhvillimi i ahengjeve duke pasur kujdes sa i përket lejimit të hyrjes së personave të vaksinuar.

E në kuadër të vaksinimit antiCOVID në të gjitha qytetet e Kosovës nga fillimi deri tani janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës antiCOVID.

(Kosova Sot Online)