Pamje nga brenda tunelit, detaji që hodhi në erë planin djallëzor për grabitjen e bankës në kryeqytet

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 16:40
Pamje nga brenda tunelit, detaji që hodhi në erë planin djallëzor për grabitjen e bankës në kryeqytet

Lëvizjet e një personi që kanë ngjallur dyshim të policia kanë hedhur në erë planin e një grupi për të grabitur një filial banke në Bulevardin Zogu I në Tiranë.

Fillimisht policia siguroi informacion përmes rrugëve operative mbi lëvizjet e grupit dhe më pas kanë vënë në vëzhgim vendin se ku ata vepronin duke konstatuar një person të dalë nga puseta pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ai ishte i kamufluar me veshjen e punonjësve të mirëmbajtjes. Teksa policia iu vu në ndjekje, ai hodhi në pusetë një armë pistoletë, që më pas u dërgua në laborator për të përfituar shenjat e gishtave.


(Kosova Sot Online)