Aksident me fatalitet në Lipjan

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 09:36
Aksident me fatalitet në Lipjan

Ka vdekur shoferi i veturës i cili dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjetin në mbrëmjën e së martës. Lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer.

Aksidenti ka ndodhur në Lipjan, ndërsa shoferi që ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur mëngjesin e ditës së djeshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – LËNDIME TRUPORE /Rr. Sllatinë – Lipjan 22.02.2022 – 23:45. I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë  e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull  kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)