Kurti tregon nëse do të hetohet pasuria e diasporës

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 12:16
Kurti tregon nëse do të hetohet pasuria e diasporës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pasuria e diasporës nuk do të hetohet.

Kjo pasi sipas tij ata nuk janë zyrtar publik.

Megjithatë, kryeministri deklaroi se mund të ketë raste kur një zyrtar publik apo politikan e fsheh apo e dërgon pasurinë e tij tek ndonjë i afërt në diasporë.

Debati për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndër të tjera ka thënë se pasuria e diasporës nuk do të hetohet përveç në disa raste të rralla.

“Pasuria e diasporës nuk do të hetohet se ata nuk janë zyrtar publik mund të ketë raste të rralla për shembull kur një zyrtar publik apo politikan mund ta ketë fshehur ose dërguar pasurinë te ndonjë i afërt në diasporë dhe byroja do të detyrohet të bashkëpunoj me atë shtet të caktuar për verifikimin e asaj pasurie”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës.

“Byroja nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës. Me diasporën mund të këtë raste të rralla, nëse pasuria është transferu të shtetet tjera. Byroja i merr të dhënat përmes bashkëpunimit të saj me projektligjin dhe do t’i mundësohet qasja me agjenda shtetërorë dhe në rastet kur marrja e të dhënave do të jetë sipas standartëve ligjore vetëm atëherë do të konsiderohet e dhëna ligjore e faktike. Në raste kur byrosë nuk i ofrohen ato të dhëna, atëherë byroja ka të drejtë t’i kërkojë ato të dhëna përmes Gjykatës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)