Ky është shqiptari që i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 10:22
Ky është shqiptari që i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës

Shqiptari Emanuel Bazanji përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

Me të sot ka komunikuar gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, ka mundur të ketë një komunikim të shkurtër me shqiptarin Bazanji.

“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.

Më tej Emanueli na tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.

“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.

Biseda jonë në Whats Up, thotë gazetari Muhamed Veliu, nuk mund të vazhdojë.

Emanueli thotë se i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.

Sipas burimeve inteligjente ukrainase të cituara nga gazeta Ukrainska Pravda, mësymja ushtarake ruse,  për të pushtuar Kievin konsiston në shkatërrimin e pikave mbrojtëse në hyrje të kryeqytetit, marrja nën kontroll e aeroportit, shkatërrimi transmetuesve të energjisë elektrike duke shkaktuar panik, sulm masiv kibernetik në të gjitha faqet ‘online’ qeveritare, bllokim autostradave për mos lejimin e kalimit të refugjatëve të luftës dhe forcave tokësore ushtarake ukrainase.

Objektivi kryesor i sulmit rus është vënia nën kontroll e godinave qeveritare.

Ndërsa objekti final dhe madhor për ushtrinë e Vladimir Putim ka të bëjë me kapjen e udhëheqësve të Ukrainës dhe detyrimi i tyre mes forcës në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje duke ndarë Ukrainën në dy pjesë sipas modelit Gjerman Lindje-Perëndim.

(Kosova Sot Online)