Arrestohet 15 vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 20:48
Arrestohet 15 vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar është 15 vjecar e i njëjti është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit.

Kjo është komunikata e plotë në lidhje me rastin:

Informatë shtesë:

Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor.

Personit të dyshuar  i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe  zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Vritet një person në Prishtinë

Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare,dyshohet se  personi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë)  dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF),  ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin

(Kosova Sot Online)