
Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!
Sipas agjencisë së Gardës Kufitare polake, 1.2 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës.
Vetëm të hënën, 141,500 persona kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter, duke thënë se shifra rekord ishte të dielën kur 142,300 ukrainas kaluan në Poloni.
Rreth 90% e njerëzve që ikin janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë. Vlerësohet se rreth 40% e refugjatëve janë larguar tashmë nga Polonia për në vende të tjera.
Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre dhe sot Parlamenti i Polonisë do të debatojë një legjislacion urgjent për të kompensuar ata që bëjnë shpenzimet e tyre shtesë.
Legjislacioni do të lejojë gjithashtu ukrainasit të jetojnë dhe punojnë në Poloni për 18 muaj dhe të marrin kujdes shëndetësor dhe shkollim falas.
(Kosova Sot Online)