Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!

Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!
Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!

Dr. Hysni Aliu

  • 08 March 2022 - 08:02

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

SHBA- të nuk guxojnë më të besojnë verbërisht në premtimet e shtetit serb për radhitje krah perëndimi në një të ardhme sepse ai do të ishte një gabim i madh strategjik që do ti kushton shtrenjtë perëndimit. Nuk është përkrah Ukraina ashtu siç duhet kur e humbi Krimen, dhe tani po i shohim pasojat, dhe nëse Kosova nuk përkrahët tani në raport me sigurinë në Ballkan atëherë pasojat do i shihni në një të ardhme jo të largët.

-Zhvillimet e fundit në botë, lufta në Ukrainë, rreziku i luftës bërthamore, e ka bërë edhe më të domosdoshme një qasje të re në tërë botën në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe aleancat për siguri ushtarake. Lufta në Ukrainë e vërtetoj edhe një herë që shtetet e vogla nuk kanë as shansin minimal për të krijuar kapacitete mbrojtëse në raport me fuqitë e mëdha por as me fqinjët më të vegjël, por që kanë përkrahjen e shteteve si Rusia, që themelin e logjikes së veprimit e kanë okupimin e fqinjëve.

Demonstratat e ditëve të fundit në Serbi dhe Mal të Zi, nga serbët, treguan edhe një herë që jo vetëm shteti serb pore edhe popullata serbe në shumicë e përqafon logjikën e okupimit të fqinjëve ashtu siç po vepron Rusia, përndryshe nuk do të dilnin për të demostruar pro Putinit. Ne duhet të jemi realist dhe ti tregojmë popullit tonë që Serbia do të jetë rrezik për Kosovën pafundësisht. Duhet ta dimë që edhe 50 apo 70 vite nuk do të kemi kapacitete vetanake për tu mbrojtur nga Serbia, duke marr parasysh numrin e popullatës, zhvillimin ekonomik, buxhetin dhe nivelin ku jemi sot ne dhe ku është Serbia atëherë kjo kohë mundë të jetë edhe më larg.

Duhet të mos ushqejmë shpresa të kota që do të anëtarësohemi në NATO brenda një kohe të shkurtër, sepse ajo nuk është e mundshme, për shkak se Kosovën nuk e njohin 4 vende anëtare të NATOS , dhe Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, e as nuk ka marrëveshje shtetërore për kufijtë me Serbinë, së këndejmi anëtarësimi në NATO në afat të shkurtër është i pamundshëm. Si shtet i vogël, dhe si shtet me ekonomi që sapo ka filluar të ngjallet, ne nuk kemi kapacitete të investojmë një miliard euro në vite në armatim, andaj duke i analizuar faktet e lartpërmendura unë propozoj që Kosova të bëjë një marrëveshje ushtarake mbrojtëse bilaterale me SHBA te, ose me shtetin Turk, si vendi i dytë më i fortë në NATO.

Në mënyrë që Kosova të jetë nën ombrellën e sigurisë të këtyre shteteve. Natyrisht që primare do ishte marrëveshja me SHBA- të por edhe marrëveshja ushtarake me Turqinë, e cila është një vend i fortë që ka përkrahur me tërë fuqinë pavarësinë e Kosovës, por edhe që së fundmi u dëshmua që ndan vlerat e njëjta me perëndimin duke u rreshtuar shumë qartë me aleatët e NATO-s, e kundër Rusisë, gjë të cilën shumë kush në perëndim nuk e ka pritur. Një marrëveshje me SHBA-të si ajo që këta të fundit kanë me Izraelin, Tajvanin, apo Korenë e Jugut, e quajtur MAJOR NON NATO ALLY ( MNNA ) do të ishte e lehtë për tu bërë nëse ekziston disponimi i SHBA- së.

E ftoj Presidenten Osmani, apo Kryeministrin Kurti, që të udhëtojnë urgjent në SHBA për të diskutuar për këtë marrëveshje sepse është domosdoshmëri e Kohës. SHBA- të nuk guxojnë më të besojnë verbërisht në premtimet e shtetit serb për radhitje krah perëndimi në një të ardhme sepse ai do të ishte një gabim i madh strategjik që do ti kushton shtrenjtë perëndimit. Nuk është përkrah Ukraina ashtu siç duhet kur e humbi Krimen, dhe tani po i shohim pasojat, dhe nëse Kosova nuk përkrahët tani në raport me sigurinë në Ballkan atëherë pasojat do i shihni në një të ardhme jo të largët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".